Pasqyra
Mbajtja e një pasqyere jashtë derës kryesore të shtëpisë, parandalon hyrjen e energjisë negative. Objekti përfshin një atmosferë misticizmi dhe misteri. Duke reflektuar me besnikëri gjithçka që ka përpara, pasqyra ‘ia kthen’ atij që i drejtohet. Në këtë mënyrë, negativiteti mbetet jashtë.
Kripa
Kripa është e aftë të ‘mbërthejë’ dhe mbajë energjitë e mjedisit. Vendosni një gotë me kripë në shtëpi dhe do të liroheni nga negativiteti. Ndërrojeni çdo javë sepse zakonisht është e ngopur me energji.
Tërfili
Tërfili me katër fletë lidhet gjithmonë me fatin. Përveçse simbolizojnë elementet e natyrës (tokën, zjarrin, ujin dhe ajrin), simbolizojnë edhe ciklet e plota si për shembull katër stinët, apo fazat e hënës.
Syri grek
I quajtur ndryshe edhe syri turkm, objekti premton mbrojtje për ata që e mbajnë. Kur vendoset në shtëpi, tek dera kryesore, formon një lloj barriere për hyrjen e energjive negative. Ky objekt është në gjendje të kapë energjinë negative të mjedisit përreth, kështu që ka shumë gjasa që një ditë të bukur të thyhet pasi ka përmbushur rolin e pastrimit. Nëse ndodh, zëvendësojeni me një tjetër.
Linku: https://www.thestar.com.my/lifestyle/living/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/eye-shaped-amulets-hanging-on-leafless-tree-6243258/