Patkua
Ndikimi energjik i kësaj jave do të përqendrohet në sqarimin e mendimeve tuaja, duke ju dhënë më shumë dritë dhe një ndjenjë të qartë, në mënyrë që ta shihni jetën tuaj nga një këndvështrim tjetër dhe më pozitiv. A nuk është për t’u habitur se si befas i shihni gjërat shumë më qartë sesa më parë? Thellësia që po përjetoni është një grumbullim i përvojave të ndryshme javët e fundit. U desh që kësaj radhe të ngrini vetëdijen tuaj në një nivel më të lartë. Pamja është shumë më mirë tani, apo jo?
Monedha me fat
Tema e ditëve tuaja të ardhshme ka të bëjë me karmën, për t’ju çliruar nga nevoja për të provuar këndvështrimin tuaj dhe për ti bërë të tjerët përgjegjës për veprimet tuaja. Ju mund të jeni i sigurt se energjitë po punojnë për të balancuar karmën në çdo situatë të jetës tuaj. Ndoshta mund të mos e kuptoni se pse po ndodhin gjërat. Gjithmonë ka pasur një rregull natyror të ekuilibrit ose kthimit të energjisë në jetën tonë. Këshilla për ditët në vijim është të jeni falenderues për atë çfarë keni dhe të përpiqeni që ta jetoni jetën tuaj me integritet dhe dhembshuri.
Tërfil me katër gjethe
Ju jeni aq të përqendruar në qëllimet tuaja saqë jeni jashtë ekuilibrit dhe është koha të bëni një pushim ose të ndryshoni rutinën tuaj. Mundohuni ta shpërbleni veten me një pushim për të rregulluar shëndetin tuaj mendor. Nëse është e mundur, gjeni pak kohë për veten tuaj ose planifikoni një ose dy ditë pushime në ditët në vijim. Nëse kjo është e pamundur, atëherë sigurohuni që kur futeni në shtëpi të mbrëmje harroni çdo gjë që lidhet me jashtë. Mendja, trupi dhe shpirti juaj do t’ju falënderojnë.
Linku: https://www.formatonews.it/2021/10/26/t
Burimi i fotos: https://www.formatonews.it/2021/10/26/t