Home Aktualitet Humbje e thellë për artin! Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Fadil Kraja
Humbje e thellë për artin! Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Fadil Kraja
0

Humbje e thellë për artin! Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Fadil Kraja

0
0

Një lajm i trishtë vjen nga bota e artit. Artisti i njohur Fadil Kraja është ndarë nhga jeta duke lënë shumë dhimbje dhe boshllëk tek të gjithë ata që janë njohur të paktën një herë me artin e tij.

Mësohet se prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e ka bërë të ditur Teatri Migjeni me anë të një postimi në rrjete sociale.

Fadil Kraja mban nën emrin e tij një sërë veprash ku mes të cilave 23 drama, 3 vëllime poetike, 3 vëllime me tregime dhe 3 romane.

Mes dramave mund të përmendim, “Fisheku në Pajë”, “Baca i Gjetajve”, “Gjaku i Arbrit”, “Çështja e Blertës”, “Rozafa” e “Flamur në Dasëm”.

Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen nesër, me datë 19 , nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni”

Linku: https://www.facebook.com/teatrimigjenishkoder

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/teatrimigjenishkoder