1 Me pak kalori.
Përveçse është e shijshme për t’u përfshirë në mëngjes, snack ose ndërmjet vakteve, boronica është një frut me pak kalori (për çdo 100 g ka 57 kalori). Është i pasur me fibra të tretshme, duke rritur ndjenjën e ngopjes dhe gjithashtu mundëson funksionimin më të mirë të sistemit tretës.
2 Një antioksidant i fuqishëm.
Boronicat janë frutat me nivelet më të larta të antioksidantëve. Antioksidantët luajnë një rol kyç në neutralizimin e radikaleve të lira, të cilat janë përgjegjëse për plakjen e parakohshme, sëmundjet degjenerative dhe infeksionet.
3 Redukton nivelet e sheqerit në gjak.
Prania e acidit klorogjenik kontribuon në uljen e sheqerit në gjak dhe niveleve të glukozës. Boronicat gjithashtu kanë flavonoide, të cilat ndihmojnë në uljen e rrezikut të diabetit.
4 Përmirëson funksionin e trurit.
Antioksidantët e pranishëm në boronica luajnë gjithashtu një rol thelbësor në funksionin e trurit, pasi ato kontribuojnë në mirëmbajtjen e oksigjenit dhe rrjedhjes së gjakut në tru, duke ndihmuar në ruajtjen e qelizave të shëndetshme të trurit dhe shëndetin e sistemit nervor.
5 Ndihmon për të kontrolluar presionin e gjakut.
Boronica është një frut i pasur me minerale si kalium, mangan, bakër, hekur dhe zink. Mineralet që ndihmojnë në kontrollin e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut.
Linku: https://jugais.com/en/5-health-benefits-of-blueberry/
Burimi i fotos: pexele.com