Home Aktualitet Zyrtare! Ogerta Manastirliu flet për ndryshimet e masave Covid gjatë Vitit të Ri
Zyrtare! Ogerta Manastirliu flet për ndryshimet e masave Covid gjatë Vitit të Ri
0

Zyrtare! Ogerta Manastirliu flet për ndryshimet e masave Covid gjatë Vitit të Ri

0
0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shpjeguar sot vendimin e Komitetit të Ekspertëve për të hequr orën policore natën e ndërrimit të viteve.

Manastirliu tha se pavarësisht heqjes së orës policore, rregullat mbeten dhe se do të kërkohet kujdes i shtuar.

‘Është një vendim që Komiteti Teknik e ka bazuar në situatën në vend, indikatorët e incidencës dhe situatës në tërësi, ka vlerësuar që data 31 të jetë një ditë e hapur, duke qenë se ka bërë një vlerësim më të gjerë të situatës dhe në rajon.

Sigurisht është shqetësues dhe varianti Omicron, por 31 dhjetori pavarësisht se do të jetë ditë e hapur, do të kërkohet një kujdes i shtuar, -tha Manastirliu.

Linku: https://shendetesia.gov.al/komiteti-teknik-i-eksperteve

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/komiteti-teknik-i-eksperteve