Home Lifestyle Sekretet e suksesshme për ta mbajtur mirë me vjehrrën
Sekretet e suksesshme për ta mbajtur mirë me vjehrrën
0

Sekretet e suksesshme për ta mbajtur mirë me vjehrrën

0
0

1 Mos e trajtoni si të bezdisshme.

Sipas studiuesve të këtij raporti duhet ta trajtosh vjehrrën ashtu si çdo njohës tjetër të ri me të cilin dëshiron për të ndërtuar një marrëdhënie.

2 Mos harroni të vendosni foton e saj në murin e galerisë tuaj.

Mënyra më e lehtë për ta bërë vjehrrën tuaj të ndihet sikur nuk është më pjesë e familjes së bashkëshortit tuaj është ta mbani atë jashtë shtëpisë tuaj.

“Sigurohu që të kesh po aq foto nga ana e tij e familjes, sa edhe ana jote e familjes”, këshillon Masini. “Nëse nuk e bëni, ajo do të ndihet e përbuzur.

3 Mos supozoni se të dy palët dëshirojnë të njëjtat gjëra për marrëdhënien.

Vetëm për shkak se ju dëshironi të jeni miq të ngushtë me vjehrrën tuaj të re nuk do të thotë se ajo është e gatshme të angazhohet për këtë lloj afërsie. Lëre raportin të zhvillohen duke u njohur gradualisht me njëri-tjetrin, duke ndarë interesat dhe duke ndihmuar, ashtu siç do të bëni me një mik.

4 Lëreni edhe atë të ketë momentin e saj.

Kur vjehrra të ndiejë se ka konkurrencë mes jush, do të thumbojë herë pas here. Eshtë e rëndësishme që vëmendja dhe momentet të shpërndahen në formë të barabartë pa ndërhyrë me acarim duke shaktuar probleme.

5 Asnjëherë mos mendoni se rruga e saj është rruga e gabuar.

Çdo histori ka dy anë. Të cilësosh pikëpamjen e vjehrrës si të pasaktë thjesht sepse ajo ndryshon nga e jotja është një gabim serioz që përçan marrdhënien.

Linku: https://www.yourtango.com/family/whatever-you-do-dont-make-these-five-mistakes-with-your-mother-in-law

Burimi i fotos: pexele.com