Ja se ç’thonë ekspertët për disa nga sjelljet seksuale që nënkuptojnë se partneri është i dashuruar.
Janë plotësisht të hapur seksualisht në shtrat.
Mund ta ndjeni këtë në mënyrën si ju shikojnë ose prekin. Ata mund të jenë më të guximshëm në marrjen e rreziqeve emocionale për t’ju treguar veten, në formën më të pastër dhe të qartë të tyre.
Janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë që t’ju kënaqin.
Një partner i dashuruar ka të ngjarë të vlerësojë kënaqësinë tuaj seksuale mbi kënaqësinë e tij. Nëse ata bëjnë çmos që çdo përvojë për ju të jetë fantastike, mund të jetë një shenjë se duan me të vërtetë të kujdesen për ju.
I japin përparësi afeksionit.
Një sjellje tjetër për t’u shënuar është sa përparësi i japin dashurisë.
Nëse partneri/ja merr kohën të jetë me ju në moment, me puthje, prekje etj, kjo do të thotë se nuk është aty vetëm për seksin.
Përpiqen t’ju bëjnë përshtypje.
Nga frika se mund t’ju humbasë, ju mund ta shihni atë duke u përpjekur t’ju bëjë përshtypje në dhomën e gjumit. Kjo tregon se ju i interesoni vërtet, edhe pse në terma afatgjatë mund ta rrezikojë lidhjen.
Të gjithë duan të ndjejnë se personi që kanë pranë i do. Prandaj, çdo përpjekje është shenjë që e tregon këtë.
Linku: https://www.ravishly.com/sex-love?page=7
Burimi i fotos: pexele.com