Home Lifestyle Dëshironi një tru të shëndetshëm, ja disa nga ushqimet që do tju ndihmojnë
Dëshironi një tru të shëndetshëm, ja disa nga ushqimet që do tju ndihmojnë
0

Dëshironi një tru të shëndetshëm, ja disa nga ushqimet që do tju ndihmojnë

0
0

Truri është qendra që vë në lëvizje gjithë trupin tuaj. Kështu që është e rëndësishme që të keni një kujdes tepër të veçantë për të duke përzgjedhur me kujdes produktet që të ushqeheni.

Më poshtë do t‘ju listojmë një listë me disa nga produktet që ndihmojnë në mirëfunksionimin e tij.

Peshk i yndyrshëm.

Ai është i pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat truri juaj i përdorë për të rigjeneruar qelizat nervore.

Omega-3 gjithashtu ofron shumë përfitime pozitive shëndetësore për trurin të tilla si:

Ndihmon në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit

Redukton disa nga armiqtë kryesor të mosfunksionimit të trurit si stresi, ankthi dhe depresioni

Kafe.

Dy komponentë kryesorë të kafesë – kafeina dhe antioksidantët –e ndihmojnë atë për rritjen e vigjilencës dhe përqëndrimin duke larguar keshtu përgjumjen dhe për të përmirësuar gjendjen emocionale.

Boronica.

Boronicat kanë në përmbajtjen e tyre efekte anti-inflamatore dhe antioksiduese.

Antioksidantët që gjenden në boronica ndihmojnë në përmirësimin e komunikimit midis qelizave të trurit.

Ato veprojnë kundër agresorgëve më të zakonshëm që kontribuojnë në plakjen e trurit.

Shafran i Indisë.

Kurkumini përbërësi i tij kryesor mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës tek njerëzit me Alzheimer. Mund të ndihmojë gjithashtu në pastrimin e pllakave amiloide që janë një shenjë dalluese e kësaj sëmundjeje.

Përdorimi i shafranit indian lehtëson depresionin, përmirëson humorin gjithashtu ndihmon në rritjen e qelizave të reja të trurit.

Brokoli.

Brokoli është i mbushur me shumë antioksidantë. I pasur me vitraminën K, ai ndihmon në rigjenerimin e qelizave të trurit dhe e mbron atë nga dëmtimet e mundshme.

Farat e kungullit.

Ato janë një burim i shkëlqyer i magnezit, hekurit, zinkut dhe bakrit, ku secila prej tyre ka një rol të rëndësishmë në shëndetin e trurit tuaj.

Zinku është thelbësor për sinjalizimin nervor. Mungesa e tij shkakton  sëmundjen e Alzheimerit, depresionin dhe sëmundjen e Parkinsonit. Magnezi është thelbësor për të mësuarit dhe kujtesën. Bakri tek farat e kungullit ndihmojnë në kontrollin e sinjaleve nervore.

Çokollatë e zezë.

Çokollata e zezë përfshin flavonoidet, kafeinën dhe antioksidantët.

Studiuesit besojnë se Flavonoidet në çokollatë mund të përmirësojnë kujtesën dhe gjithashtu ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes mendore.

Arra.

Ngrënja rregullisht e arrave kultivon një kujtesë shumë të mprehtë. Vitamina E që kanë në përmbajtje, mbrojnë qelizat kundër dëmtimit të tyre.

Portokallet.

Portokalli ka në përbërjen e tij vitaminën C i cili ndihmon trurin në parandalimin e plakjes së tij dhe në nxitjen e kujtesës dhe përqëndrimit.

Gjithashtu ajo vitaminë mund të mbrojë trurin nga çrregullimet e tilla si depresioni, ankthi, skizofrenia.

Veza.

Ato mund të ndihmojnë në reduktimin e mundësive për sëmundjen e humbjes së kujtesës.

Nga moskonsumimi i vezës vjen mungesa e dy llojeve të vitaminave B dhe B12. Kjo mungesë shfaq depresionin.

Çaji jeshil.

Çaji jeshil gjithashtu ndihmon trurin duke përmirësuar vigjilencën, performancën, kujtesën.

Linku: https://www.healthline.com/nutrition/11-brain-foods#TOC_TITLE_HDR_9

Burimi i fotos: https://unsplash.com/s/photos/brain