Ato janë me ngjyra të ndezura, të lehta për t’u përdorur dhe vijnë në variante nga më të ndryshme nga shija e karameleve deri tek frutat tropikale.
Cigaret elekronike janë tendenca më e fundit ndërmjet adoleshentëve dhe duhanpirësve.
Por, sa të sigurta janë cigaret elektronike për të rinjtë që nuk kanë pirë kurrë duhan?
Adoleshentët tërhiqen nga ngjyrat, shijet, dhe fakti që mund të blejnë një të tillë që i përshtatet veshjes së tyre.
Cigaret elektronike kanë ndihmuar mijëra njerëz për të lënë duhanin duke parandaluar substancat e rrezikshme toksike të duhanit të dëmtojnë akoma edhe më shumë shëndetin e tyre.
Por avulli i cigareve elektronike që thithet mund të përmbajë sasi të vogla kimikatesh, duke përfshirë këtu edhe nikotinën, të cilat mund të mbartin rreziqet e tyre.
Ekziston shqetësimi se të rinjtë po konsumojnë cigaret elektronike sepse i shohin si zgjedhje krejtësisht pa rrezik kundrejt cigareve tradicionale por kjo nuk është krejtësisht e vërtetë.
John Britton, profesor nderi në Universitetin e Nottinghamit, thotë: “Është e paimagjinueshme të thuhet se avulli është i sigurt, është një balancë rreziqesh. Nëse nuk përdorni nikotinën në asnjë formë, është çmenduri ta filloni tani.”
Mjekët dhe specialistët e shëndetësisë argumentojnë se efektet anësore të cigareve elektronike ndodhin gradualisht.
Dentistët thonë se po shohin disa efekte anësore të tyre, të tilla si era e keqe e gojës, ulçera, dhimbje në disa zona dhe goja e thatë. Kjo mund të çojë në mungesë të pështymës dhe, potencialisht, në prishjen e dhëmbëve.
Në një studim në laborator, u zbulua se avulli dëmton qelizat e rëndësishme të sistemit imunitar në mushkëri dhe shkakton inflamacion.
Linku: https://www.bbc.com/news/health-61759776
Burimi i fotos: pexele.com