Popullariteti i besimeve të Epokës së Re viteve të fundit ka nxitur një ringjallje të interesit për fuqitë shëruse të kristaleve.
Çfarë janë kristalet shëruese?
Kristalet janë gurë me karakteristika fizike, të tilla si një formim ose renditje specifike e atomeve, që ndikojnë në thyerjen e dritës, ngarkesën elektrike dhe më shumë. Fuqia e tyre thekson këto cilësi si dhe ato që mund të ndikojnë në dridhjet, ngarkesën elektrike dhe funksionalitetin e trupit të njeriut.
“Këto dridhje dhe frekuenca mund të kuptohen gjithashtu si energji jetike që përbën çdo qenie të gjallë,” shpjegon Jenelle Kim, doktoreshë e mjekësisë kineze dhe themeluese e JBK Wellness Labs.
Llojet e kristaleve dallohen nga proçeset mineralogjike në të cilat ato krijohen. Lloje të ndryshme kristalesh kanë veti të ndryshme shëruese.
Si funksionojnë kristalet shëruese?
Kristalet shëruese besohet se prekin një individ në dy mënyra të mundshme: nëpërmjet dridhjeve dhe mentalitetit.
“Kristalet kanë një gjatësi vale të ngjashme me trupin e njeriut, që do të thotë se ata dridhen me të njëjtin ton si njerëzit dhe mund të përmirësojnë procesin e shërimit natyror të trupit”, thotë Dr. Kim.
Këta gurë kurativ shfrytëzon fuqinë e mendjes në një mënyrë që është ndoshta edhe më e fuqishme se përmirësimet e energjisë vibruese. Këto veti të kristaleve janë vlersuar si burim frymëzimi, përkushtimi dhe kreativiteti që në antikitet.
Si i përdorni kristalet shëruese?
Ka shumë mënyra për të përdorur kristalet shëruese në jetë tonë të përditshme.
Ato variojnë nga përdorimi për meditimi, aksesorë veshjesh deri tek dekorimi dhe më gjerë.
Shumë praktikues të shëndetit holistik i përdorin kristalet në fytyrë, masazhe dhe relaximin e dhimbjeve muskulore.
Linku: https://www.forbes.com/health/mind/guide-to-healing-crystals/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-assorted-crsytals-4040639/