Home Business / Technology Biznese kini kujdes, Facebook godet komentet e rreme
Biznese kini kujdes, Facebook godet komentet e rreme

Biznese kini kujdes, Facebook godet komentet e rreme

0
0

Facebook-u po përpiqet të mbrojë përdoruesit e tij duke goditur adresat fake që lënë komente të rreme kryesisht në faqet e bizneseve. Facebook ka ndërmarrë masa kundër këtyre abuzimeve. Patforma ka përditësuar politikën e saj të komenteve.

Udhëzimet e reja ndalojnë aksesin e përdoruesve që komentojnë negativisht për të marrë rimbursime ose pagesa të tjera falas nga një biznes ku sipas tyre nuk kanë ngelur të kënaqur nga shërbimi. Tek rishikimet e Facebook-ut nuk përfshihen vetëm komentet negative, por edhe ato pozitive të cilat manipulohen nga vetë bizneset që paguajnë disa përdorues për të lënë komente të tilla me qëllim rritjen e shitjeve të produkteve të tyre.

Nëse një klient ose biznes shkel rregullat e vendosura nga Facebook, atëherë platforma do të ndalojë aksesin dhe do të pezullojë reklamimin e produkteve të tyre. Shkelësve të përsëritur mund t’u bllokohen llogaritë e tyre në Facebook.

 

Linku: https://www.theverge.com/2022/6/21/23176628/facebooks-new-policy-fight-fake-reviews-community-feedback

Burimi i fotos: pexels.com