E trishtë, modelja e njohur ndahet nga jeta në moshën 27 vjeçare
Një modele braziliane ka vdekur në moshën 27-vjeçare pasi pësoi një hemorragji në tru dhe një atak në zemër pas një operacioni rutinë për heqjen e bajameve.
Gleycy Correia, e cila u kurorëzua “Miss United Continents Brazil”në vitin 2018, vdiq të hënën në një spital në qytetin brazilian të Macaé dy muaj pas procedurës së thjeshtë. Trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit vendor për autopsi.
“Ajo kishte realizuar një operacion për të hequr bajamet në fund të marsit,dhe pas pesë ditësh në shtëpi, pësoi një hemorragji. Gleycy shkoi në spitalin lokal dhe pësoi një arrest kardiak më 4 prill. Që atëherë ajo ishte në gjendje kome, pa asnjë aktivitet neurologjik dhe sot ndërroi jetë”, bëri të ditur për revistën Mirror një familjar i modeles.
Linku: https://nypost.com/2022/06/21/miss-brazil-dead-at-27-following-routine-tonsil-surgery/
Burimi i fotos: pexels.com