Home Lifestyle Erë suksesi për këto shenja, horoskopi 24 qershor 2022
Erë suksesi për këto shenja, horoskopi 24 qershor 2022
0

Erë suksesi për këto shenja, horoskopi 24 qershor 2022

0
0

Dashi

Kjo fundjavë mban erë suksesi për ju. Yjet do të jenë bashkëpunëtorë të pasionit dhe guximit tuaj. Ata duken të interesuar për jetën tuaj ndaj ju nxisin aftësitë për veprim. Çiftet do të gjejnë atë qetësi që ishte zhdukur prej disa kohësh.

Demi

Ju të lindurit e Demit nga sot, me Hënën prezencë në shenjën tuaj, do të krijoni një vizion shumë të qartë për të ardhmen. Nuk duhet të mendoni shumë se çfarë të bëni. Një ndjenjë e re mund të bëhet protagoniste. Për historitë e lindura në katër javët e fundit do të ketë forcë për të ecur përpara.

Binjakët

Nesër fillon një sezon i ri i jetës pasi Venusin do të pozicionohet në shenjën tuaj. Do të kujdeseni për projektet e punës ose ndjenjat tuaja pasi do të jeni ende të mbështetur nga planeti. E diela do të jetë padyshim intriguese ndaj ju sygjerojmë të organizoni programe speciale.

Gaforrja

Nesër do të zgjoheni më aktiv dhe më energjik, falë energjisë diellore. Fatkeqësisht, Jupiteri dhe Marsi do të vazhdojnë të jenë prezentë duke iu shkaktuar disa pakënaqësi të vogla në punë. Dashuria do të jetë në rikuperim, falë tranzitit të ri të Venusit.

Luani

Për ju që mbaheni si një nga shenjat më aventureske dhe dinamike, yjet do t’iu joshin për t’u rikthyer sërish në lojë. Qielli është kaq premtues për ju sot ndaj do të përjetoni diçka të re dhe tepër emocionuese.

Virgjëresha

Ende do t’iu duhet të merreni me tranzitin e ri të Venusit. Në këtë ditë do të jeni në gjendje të bini në sy falë ideve dhe aftësive tuaja të veçanta. Kini kujdes nga investimet me shumë para.

Peshorja

Ju duhet të rikrijoni një ekuilibër të brendshëm, për të gjetur zgjidhje dhe ide të mira tek vetja.  Është koha e përshtatshme për të takuar një dashuri të re ose të krijoni një miqësi të bukur nëse dëshironi.

Akrepi

Do të jeni më të fortë dhe më të ashpër, pasi do të ketë  kalime të reja të Diellit dhe Venusit. Do t’i përjetoni ndjenjat me më shumë qetësi, do të përjetoni emocione të bukura dhe gjithashtu do të thelloni marrëdhëniet tuaja. Përgjatë kësaj dite do t’iu përshkojnë ndjenja pendimi të cilat do t’u shtyjnë për të pranuar gabimet e së kaluarës.

Shigjetari

Ju të shenjës së Shigjetarit do t’iu duhet të përballeni me disa probleme të shkaktuara nga Venusi i kundërt. Disa prej jush do të kenë dyshime nëse janë në rrugën e duhur. Disa të tjerë do të zgjedhin të jetë vetëm dhe të mos takojnë njerëz të rinj. Për ata që punojnë larg partnerit të tyre do ta kenë shumë të vështirë ta mbajnë marrëdhënien.

Bricjapi

Ka ardhur koha për të qënë më largpamës. Ju nuk duhet të ngecni në detaje, por duhet  të shkoni më tej dhe të mendoni për të ardhmen tuaj. Do të bëni zgjedhje të guximshme. Për ju që bëtë disa hapa pas kohët e fundit, mos u shqetësoni pasi nuk ishte faji juaj.

Ujori

Për ju Ujorët po fillon një sezon i mirë nga pikëpamja e marrëdhënieve. Dashuria dhe miqësitë e thella dhe të sinqerta do të kthehen në prioritet tek ju. Një person që u dukej i parëndësishëm në sipërfaqe do të arrijë t’iu mahnisë.

Peshqit

Ju Peshqit do të jeni veçanërisht të zënë me menaxhimin e jetës suaj personale. Puna do të jetë në plan të dytë. Vjeshta për ju premton shumë, pasi do të jetë një periudhë tepër interesant, ndaj është e mira që të filloni të mblidhni forcat.]

Link: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-giorno-di-venerdi-24-giugno-2022/

Burimi: pexels.com