Home Aktualitet E trishtë! Gazetarja e njohur ndahet nga jeta në moshën 40 vjeçare
E trishtë! Gazetarja e njohur ndahet nga jeta në moshën 40 vjeçare
0

E trishtë! Gazetarja e njohur ndahet nga jeta në moshën 40 vjeçare

0
0

Aktivistja, blogerja dhe ish-mësuese, Dame Deborah James, ka ndërruar jetë  në moshën 40-vjeçare.

Ajo kishte marrë kujdeset e fundit të jetës, për kancerin e zorrëve në shtëpi dhe kishte mbledhur miliona për kërkimin e kancerit në mbar botën.

Prezantuesja e podcast-it të BBC-së, u nderua në maj në shenjë mirënjohjeje për mbledhjen e fondeve të saj.

Dame Deborah, nënë e dy fëmijëve, u diagnostikua me kancer në zorrë në vitin 2016. Familja e saj e përshkroi atë si “të mahnitshme” dhe një “frymëzim” për kurajon e treguar kundrejt luftës ndaj kancerit.

Familjarët njoftuan rreth vdekjes së saj përmes një postimi në Instagram ku shkruan: “Jemi thellësisht të pikëlluar të njoftojmë vdekjen e Dame Deborah James; gruaja, vajza, motra, mamaja më e mahnitshme”.

Ajo ndërroi jetë e qetë e rrethuar nga familja e saj.

Linku: https://www.bbc.com/news/uk-61451495

Burimi i fotos: pexels.com