Home Lifestyle I nxehti afrikan pushton vendin, temperaturat shënojnë rritje të frikshme
I nxehti afrikan pushton vendin,  temperaturat shënojnë rritje të frikshme
0

I nxehti afrikan pushton vendin, temperaturat shënojnë rritje të frikshme

0
0

Në  Shqipëri do të vijojnë të jenë prezente edhe sot masat ajrore me origjinë Afrikane duke sjell në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites.

Pjesa e dytë e ditës do të ketë lujatje  temperaturash në të gjithë territorin e vendit me vranësira kryesisht në  zonat veriore dhe verilindore.

Sipas Meteoalb parashikohet që orët e mbrëmjes të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 39°C në pikun e ditës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Linku: Meteoalb

Burimi i fotos: pexels.com