Teksa ndani prej shumë kohësh të njëjtin ambient zyre me kolegët tuaj mund të ndodhë që me ndonjërin prej tyre të lindin ndjenja për të në mënyrë të pavetëdijshme (në shumicën e rasteve). Nëse papritur rruga juaj për në punë duket më emocionuese se zakonisht, atëherë duhet të thelloheni më shumë në ndjenjat tuaja për të zbuluar arsyen e këtij ndryshimi.
Më poshtë do t’iu listojmë disa shenja që tregojnë se kolegu/ja mund të ketë nisur të ndiejë për ju.
1. Ata kanë një buzëqeshje 1000watt sapo ju hyni në zyrë.
2. Janë të prirur të flasin me ju çdo rast që kanë.
3. Mund t’i kushtojnë më tepër vëmendje paraqitjes së jashtme në mënyrë për t’iu tërhequr .
4. Duken të gatshëm të bëjnë shumë për ju, pavarësisht se nuk ju njohin shumë mirë.
5. Mund të shikojnë drejt e në sy dhe të mbajnë kontakt shumë shpesh ndërsa flasin.
6. Pasqyrojnë qëndrimin tuaj në mënyrë të pandërgjegjshme duke imituar veprimet tuaja.
7. Gjuha e tyre e trupit ndryshon papritur.
8. Mund t’iu ngacmojnë ose tregojnë shumë shaka për të tërhequr vëmendjen tuaj.
9. Përpiqen t’iu mbrojnë në çdo situatë.
Nëse vëreni pesë ose më shumë nga këto shenja, atëherë mund të jeni të sigurt se diçka po krijohet mes jush. Ky mund të jetë sinjali që ju duhet për të ndërmarrë hapin tjetër dhe menduar më tepër rreth marrëdhënies suaj.
Burimi i fotos: pexels.com