Profesioni juaj edhe pse mund të jetë pasion i hershëm mund t’iu kthehet në ankth dhe stres. Ka shumë arsye pse mund të ndodhë kështu, megjithatë ju duhet të përpiqeni ta kuptoni shkakun e vërtetë dhe të reflektoni përpara se të jetë shumë vonë.
Më poshtë do t’iu listojmë katër mënyra në dukje të thjeshta që do t’iu ndihmojnë të largoheni nga kthetrat e lodhjes dhe torturës mendore në punë.
1. Stresi dhe ankthi shtohen kur situatat dalin jashtë kontrollit tonë. Ndodhë që prej tyre nis t’iu dobësohet besimin dhe mirëqenia mendore. Nëse keni krijuar raporte shumë të ngushta me dikë në zyrë, mundohuni të bisedoni hapur me të. Mund t’iu vijë në ndihmë.
2. Ndërtoni marrëdhënie të shëndetshme me kolegët tuaj që në nisjes të punës së re.
3. Shmangni kolegët e bezdisshëm për ju. Jo me çdo person në punën tuaj do t’iu ngjisë muhabeti. Ka njerëz që nuk kanë asgjë personale me ju, por thjesht nuk përshtateni. Në rastet kur keni ngacmime që ju irritojnë apo shkaktojnë stres mundohuni t’i qëndroni larg personave të tillë.
4. Kur është e nevojëshme mbani qëndrim dhe thoni ‘Jo’. Kjo mund të duket e ashpër, por nëse nuk e bëni do të mbingarkoni veten tuaj me punë ekstra që ju ndoshta ju nuk dini t’i bëni aq mirë.
Link: https://www.pinkvilla.com/lifestyle/love-relationships/international-day-support-victims-torture-4-ways-handle-mental-torture-workplace-1150573
Burimi i fotos: freepik.com