Disa vite pas publikimit të filmit “Fifty Shades of Grey” aktorja kryesore Dakota Johnson, e cila ka performuar personazhin e Anastasia Steele, ka vendosur të rrëfejë përvojën e saj gjatë xhirimeve të filmit.
Ajo tregon për Vanity Fair, se e pranoi atë rol pasi pretendonte se gjithçka do të shkonte sipas subjektit të librave,të cilët ishin burimi kryesor i filmit, por gjatë xhirimeve ajo u përball me shumë ndryshime që nuk i kishte menduar më parë.
Ajo pohoi se kishte pasur plot vështirësi, por megjithatë ata ia dolën që të krijoni një film kaq të suksesshëm.
Për sa i përket skenave erotike, pavarësisht faktit se nuk ishte e mirëpërgatitur për to, ajo u shpreh se ishte shumë krenare dhe se nuk është penduar aspak.
Ajo e konsideron filmin një moment historik në karrierën e saj dhe ndihet shumë me fat, por në të njëjtën kohë përfundon duke e cilësuar si eksperiencë të çuditshme dhe të çmendur.
Link: https://chamberlainsun.com/dakota-johnson-opens-up-battle-film-fifty-shades-of-grey/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BgRPXYrgB4q/?utm_source=ig_web_copy_link