Home Lifestyle Dita e parë e muajit vjen me surpriza për këto shenja, horoskopi 1 korrik 2022
Dita e parë e muajit vjen me surpriza për këto shenja, horoskopi 1 korrik 2022
0

Dita e parë e muajit vjen me surpriza për këto shenja, horoskopi 1 korrik 2022

0
0

Dashi

Jupiteri ofron disa lajme të mira për ju. Përgjatë muajit korrik do të merrni propozime të rëndësishme që premtojnë. Dy javët e para dashuria do të rrezatojë nga një energji maksimale.

Demi

Muaji korrik dhe gusht do t’iu ndihmojë të gjeni dhe rikuperoni një ekuilibër të caktuar. Megjithatë ju duhet të prisni edhe pak kohë për ndryshimet e ëndërruara. Më në fund do të ndiheni më të qetë, pasi kohët e fundit ju është dashur të përballeni me shumë probleme.

Binjakët

Nëse ka një negociatë për të kryer, mos u tërhiqni. Disa prej jush pas një periudhe pritjeje, më në fund do të marrin një përgjigje. Njerëzit e vetëpunësuar do të kuptojnë se shumë projekte janë më të lehta për t’u menaxhuar. Mos i nënvlerësoni propozimet që do të vijnë në ditët në vazhdim.

Gaforrja

Edhe pse vazhdoni të keni disa dyshime për të ardhmen tuaj, ngadalë gjërat do të fillojnë të zhbllokohen. Së shpejti do të nisni bashkëpunime të reja. Korriku nuk do t’ju garantojë mundësinë për të bërë hapa të mëdhenj përpara, por do të jeni në gjendje të studioni shtigje të reja për të ndjekur. Në dashuri shumë plagë priten të gjejnë shërim.

Luani

Korriku do të jetë muaji i detyrave të reja dhe kërkesave që duhen bërë. Kini kujdes me paratë gjatë këtij muaji. Hëna do ndikojë pozitivisht për ju beqarët. Ajo mund të sjellë edhe një takim shumë të këndshëm.

Virgjëresha

Muaji korrik do t’iu rikthejë pjesërisht qetësinë shpirtërore. Zgjedhjet e punës do të jenë më të lehta për t’u menaxhuar. Do jeni shumë të frymëzuar dhe të bindur në vetvete. Venusi do kujdeset për jetën tuaj sentimentale, por kini kujdes. Mos u përfshini shumë në punën tuaj duke e lënë në plan të dytë dashurinë.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do ndiheni më të lirë dhe më në humor. Edhe rrugët e zëna më në fund do lirohen. Nëse jeni një lidhje, pritet që të sqaroni të gjitha keqkuptimet që kishin lindur së fundmi. Jo të gjitha nyjet do të zgjidhen, por me rëndësi është të vendoseni shpirtin në paqe për disa çështje. Nëse doni të rikuperoni në dashuri, fokusohuni në pesëmbëdhjetë ditët e para të muajit!

Akrepi

Korriku premton të jetë një muaj veçanërisht aktiv për sa i përket kontakteve dhe projekteve të punës. Thjesht përpiquni të mos mbyteni kurrë nga ankthi dhe shmangni debatet në vendin e punës. Nëse jeni në një lidhje do mundoheni të verifikoni aftësinë tuaj për të joshur, por kjo do iu çojë në fillimin e një aventure të re e të rrezikshme, ndaj kini kujdes.

Shigjetari

Duke nisur nga dita e sotme fillon një fazë e re e jetës suaj. Korriku do të sjellë një fillim të ri, një periudhë shumë interesante ku më në fund, nuk do të hasni më blloqe apo pengesa gjatë rrugës. Edhe në dashuri gjërat do të shkojnë më mirë, por marrëdhëniet shumë të konsumuara do të vihen në dyshim.

Bricjapi

Duke filluar nga data 5 e këtij muaji do të shpëtoni përfundimisht nga Marsi përballë. Gradualisht do të gjeni më shumë kthjelltësi dhe qartësi për atë që duhet të bëni, veçanërisht nëse jeni duke kryer një punë të pakënaqshme. Ju beqarët do jeni të parrezistueshëm dhe do keni sukses në dashuri.

Ujori

Gjatë kësaj dite do keni ndryshime të shpeshta humori dhe nuk do jeni shumë të sigurt se çfarë doni të bëni. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do vihet në pikëpyetje dhe mund të marrë një kthese të gabuar. Në punë do ndodhë një ndryshim. Mos kini frikë, por besoni më shumë tek vetja. Me maturi dhe këmbëngulje patjetër që do arrini gjithçka.

Peshqit

Sot do të duhet të fokusoheni për të mos humbur asnjë mundësi! Duke filluar nga data 5 e këtij muajit do të filloni të rikuperoheni edhe nga pikëpamja ekonomike. Në dashuri shmangni tekat, sidomos fundjavën e ardhshme.

Link: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-giorno-le-previsioni-di-venerdi-1-luglio-2022/

Burimi i fotos: pexels.com