Home ShowBiz “Situata u përkeqësua”, sopranoja shqiptare përballet me problemet shëndetësore
“Situata u përkeqësua”, sopranoja shqiptare përballet me problemet shëndetësore
0

“Situata u përkeqësua”, sopranoja shqiptare përballet me problemet shëndetësore

0
0

Sopranoja e njohur Ermonela Jaho kohët e fundit po përballet me probleme shëndetësore të cilat po e detyrojnë të heq dorë për disa kohë nga projektet e saj.

Ajo përmes një postimin në llogarinë e saj në Facebook ka dhënë një lajm të keq për gjithë mbështetësit e saj, duke sqaruar se është e detyruar të tërhiqet nga shfaqja e radhës në Royal Opera House.

“Të dashur miq, më vjen shumë keq të ndaj se duhet të tërhiqem nga prodhimi i Pagliacci nga ROH. Prej ditësh isha duke bërë prova ndërsa përballesha me disa sfida shëndetësore, por fatkeqësisht situata u përkeqësua. Edhe pse doja të vazhdoja, mjekët më këshilluan të mos e bëj. Shpresoj të shërohem së shpejti për angazhimet e mia të ardhshme. Më vjen shumë keq për zhgënjimin…. U uroj të gjithë kolegëve të mi t’u ecë sa më mbarë. Unë jam shumë mirënjohëse ndaj ROH dhe miqve të mi të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të kthehem në Londër në të ardhmen… Shumë dashuri, Ermonela”, -ka shkruar sopranoja.

Link: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=588157192666736&id=100044173807017

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CPu8k78hZ4j/?utm_source=ig_web_copy_link