Home ShowBiz Arjan Konomi rrëfen shkakun e momentit të dhimbshëm të aksidentit të tij
Arjan Konomi rrëfen shkakun e momentit të dhimbshëm të aksidentit të tij
0

Arjan Konomi rrëfen shkakun e momentit të dhimbshëm të aksidentit të tij

0
0

Opinionisti i njohur Arjan Konomi disa ditë më parë ka zbuluar se gjatë udhëtimit të tij të fundit në Jordani është përballur me një të papritur që gati i ka kushtuar humbjen e njërit krah.

Në një video të postuar prej tij në Instagram ai ka shpjeguar për të gjithë ndjekësit se gjendja e tij po përmirësohet nën kujdesin e mjekëve.

Opinionisti tashmë ka dal nga spitali dhe mbrëmjen e djeshme përmes një  videolive ka shpjeguar momentin kur ka dëmtuar rëndë krahun.

Shkaku i dëmtimit ka qënë rënia e rrezikshme nga kali teksa po udhëtonte mbi të.

Kali bëri lëvizje të papritur pikërisht në momentin kur unë mendoja se isha më i sigurt. U hodha nga një lartësi e madhe mbi shkëmb, instiktivisht në bërryl. Kocka nuk u thye, por doli nga vendi dhe pas pak u lava në gjak.

Guida që më shoqëronte u përpoq të ndihmonte pa e kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Doktorët u habitën që nuk u dëmtova më shumë pasi rënia nga kali shkakton pasoja akoma më të rënda”, ka sqaruar Arjan Konomi në videolive-in e tij.

Link: https://www.instagram.com/p/CcnZSqjNs5ZV8Gyofx5brdVwrZ8wGXCpfKCJWs0/

tags: