Home ShowBiz “Më thanë që nuk do të zgjaste”, Victoria Beckham zbulon të pathënat e martesës së saj
“Më thanë që nuk do të zgjaste”, Victoria Beckham zbulon të pathënat e martesës së saj
0

“Më thanë që nuk do të zgjaste”, Victoria Beckham zbulon të pathënat e martesës së saj

0
0

Sot, një nga çiftet më të ndjekur në botë, David dhe Victoria Beckham, po feston  23 vjetorin e martesës.

Stilistja e njohur dhe ylli legjendar i futbollit deklaruan dashurinë e tyre në vitin 1998 dhe një vit më vonë u martuan në një dasmë madhështore.

Dyshja e famshme prej vitesh ka qënë një nga çiftet më të dashur për publikun pasi kanë qëndruar sa më larg problemeve dhe kanë ndërtuar një familje të shëndetshme.

Në përvjetorin e tyre të 23-të të martesës, Victoria Beckham ka ndarë me ndjekësit një postim ku shpreh gjithë dashurinë për bashkëshortin. Në dedikim ajo zbulon edhe me disa thashetheme që ajo është përballur ndër vite.

“Më thanë se nuk është shakaxhi, më thanë se nuk buzëqesh kurrë, më thanë se nuk do të zgjasë. Sot ne festojmë 23 vjetorin e martesës. David ti je gjithçka ime, të dua shumë”, shkruan ajo krahas fotos me bashkëshortin e saj.

Link: https://www.aol.co.uk/entertainment/victoria-beckham-positively-beams-photo-113858805.html?guccounter=1&guce_referrer=aHR0cHM6Ly91ay5zZW

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cd6DS4LoKvT/?utm_source=ig_web_copy_link