Home Sport Racizëm në Formula 1? Lewis Hamilton reagon ashpër pas deklaratave të bujshme
Racizëm në Formula 1? Lewis Hamilton reagon ashpër pas deklaratave të bujshme
0

Racizëm në Formula 1? Lewis Hamilton reagon ashpër pas deklaratave të bujshme

0
0

Zyrtarët e Formula 1 kanë dënuar ish-kampionin e botës Nelson Piquet pasi ai përdori një sharje raciste kundër pilotit aktual Lewis Hamilton.

Piquet i ishte referuar ngjyrës së lëkurës së Hamiltonit me një term diskriminues ndërsa fliste në një podcast në nëntor.

Ai lëshoi një deklaratë në të cilën kërkoi falje “me gjithë zemër për të gjithë ata që u prekën, përfshirë Lewis”.

Por ai tha gjithashtu se donte të “sqaronte” lajmet e mediave dhe u shpreh se “nuk kishte përdorur kurrë fjalët për të cilat është akuzuar”.

Hamilton, shtatë herë kampion i F1, me anë të një deklarate në Twitter u shpreh i zhgënjyer nga situata e ndodhur dhe tha se: “Këto ide arkaike duhet të ndryshojnë dhe nuk kanë vend në sportin tonë. Unë kam qenë i rrethuar nga këto paragjykime gjithë jetën time. Ka pasur shumë kohë për të mësuar. Ka ardhur koha për veprim.”

leww

Linku: https://www.euronews.com/2022/06/28/lewis-hamilton-and-f1-condemn-nelson-piquet-over-racist-language

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CUifzd9lLzW/?hl=en