Home ShowBiz “Dëgjova ulërim foshnje”, Kylie akuzohet rëndë mbi kujdesin e fëmijëve e saj
“Dëgjova ulërim foshnje”, Kylie akuzohet rëndë mbi kujdesin e fëmijëve e saj
0

“Dëgjova ulërim foshnje”, Kylie akuzohet rëndë mbi kujdesin e fëmijëve e saj

0
0

 

Kylie Jenner është përplasur me një shofer, i cili pretendon se dëgjoi një ‘ulërimë bebeje’ ndërsa po dërgonte një ushqim të porositur në rezidencën e saj në Los Angeles.

Duke iu drejtuar 400,000 ndjekësve të tij në Tik-Tok të martën, Pablo Tamayo, i cili është i punësuar në shërbimin amerikan të shpërndarjes së ushqimeve Instacart, deklaroi se dëgjoi britma të  tmerrshme të një fëmije brenda pronës së madhe ndërkohë që ai po bënte dërgesën e një porosi nga miliarderja.

Jenner, 24 vjeç, i është përgjigjur pretendimeve me anë të një mesazhi, por që shumë shpejt e fshiu atë.

“Gënjeshtra për vëmendje më vjen në mënyrën e gabuar, më fal”.

Teksa shoferi shpjegon se si ishte futur në shtëpinë luksoze të Kylie ai rrëfen se nuk kishte parë as Kylie, dhe as Stormin, por betohet se kishte dëgjuar një ulërimë foshnjeje. Gjithashtu ai pohoi se nuk kishte marrë bakshish mjaftueshëm.

Kylie hodhi poshtë të gjitha pretendimet e Tamayo duke sqaruar se “askush nuk kalon nga porta e shtëpisë së saj” dhe se nuk ka asgjë për të folur.

Ajo sqaroi se shoferit i është dhënë bakshishi përmes aplikacionit dhe se ai ka gënjyer se ka dëgjuar djalin e saj duke qarë. Kylie me pas i ka fshirë këto komente.

Linku: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-10993927/Kylie-Jenner-SLAMS-alleged-Instacart-worker-lying-hearing-son-cry.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cc3dCZnPtUT/?utm_source=ig_web_copy_link