Home ShowBiz Sërish tensione, Princi Harry përplaset në gjykatë me zyrtarët mbretërorë
Sërish tensione, Princi Harry përplaset në gjykatë me zyrtarët mbretërorë
0

Sërish tensione, Princi Harry përplaset në gjykatë me zyrtarët mbretërorë

0
0

 

Duka i Sussex është përballur kohët e fundit me disa tensione me një ndihmës të lartë të Mbretëreshës, për shkak të sigurisë së tij.

Harry humbi mbrojtjen e plotë pasi u tërhoq nga detyrat mbretërore në vitin 2020.

Pa një garanci për mbrojtjen e tryre, Princi  beson se është shumë e rrezikshme ta sjelli familjen e tij nga SHBA për të vizituar Britaninë e Madhe.

Ekipi ligjor i dukës argumentoi se vendimi për sigurinë e tij ishte i pavlefshëm për shkak të “padrejtësisë procedurale”.

Ky veprim gjyqësor është ende në një fazë të hershme, pasi vendimi do të jepet disa javë më vonë.

Sidoqoftë shkresat të dorëzuara në Gjykatën janë kryefjalë e kohëve të fundit deklaron BBC dhe i përshkruan ato si “tensione të rëndësishme” midis Princit Harry dhe sekretarit privat të Mbretëreshës, Sir Edward Young.

Edhe pse për publikun nuk u dha asnjë detaj ky tension tregon për prishjen e marrëdhënieve midis Sussex-ëve dhe familjes mbretërore.

Princi Harry ka argumentuar më parë se ekipi i tij privat i sigurisë nuk mund ta ushtrojë punën e tyre në Britani.

Ndaj kjo është edhe arsyeja pse ai dhe Meghan e kanë vizituar rrallë Mbretërinë e Bashkuar që nga shpërngulja e tyre në Kaliforni.

Sussexes u ndalën gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar në prill, duke takuar Mbretëreshën në rrugën për në Lojërat Invictus dhe morën pjesë në shërbimin e falënderimeve gjatë Jubileut të Platinumit muajin e kaluar, nga ku u mendua se marrëdhëniet mes tyre tashmë ishin rregulluar.

 

Linku: https://www.bbc.com/news/uk-62044951

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cei76gwN1sT/?utm_source=ig_web_copy_link

tags: