Home Sport Cristiano Ronaldo drejt largimit nga Manchester United, trajneri Hag zbulon detajet
Cristiano Ronaldo drejt largimit nga Manchester United, trajneri Hag zbulon detajet
0

Cristiano Ronaldo drejt largimit nga Manchester United, trajneri Hag zbulon detajet

0
0

Erik ten Hag i ka dhënë fund thashethemeve rreth largimit të Cristiano Ronaldos nga Manchester United me anë të një deklarate të fundit.

Duke folur në konferencën e tij të parë për shtyp para ndeshjes miqësores së së martës kundër Liverpool-it në Bangkok, Ten Hag trajtoi çështjen e Ronaldos dhe këmbënguli se ylli i futbollit nuk do të shkoj askund.

Ronaldo ka kërkuar të largohet nga United dhe nuk është në turne pasi iu dha leja për arsye personale.

I pyetur për të ardhmen Ronaldos në skuadër, Ten Hag tha: “Ne po planifikojmë për Cristiano Ronaldon një sezon plot supriza. Mezi pres të punoj me të. Cristiano nuk është në shitje, ai është pjesë e ekipt tonë. Ai është në planet tona dhe së bashku do të arrijm një ekip të suksesshëm.”

Ai shtoi se:“Kam folur me të para se të dilte kjo çështje personale. Kam pasur një bisedë të mirë me të. Kjo është mes meje dhe Cristianos. Ajo që mund të konfirmoj se kemi pasur një bisedë vërtet të mirë së bashku.”

Komentet e Ten Hag pasqyrojnë qëndrimin zyrtar të United pasi klubi këmbënguli se Ronaldo nuk është në shitje dhe mbetet nën kontratë edhe për një vit.

Linku: https://www.dailymail.co.uk/sport/football

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CaNVfRWL0Cm/