Çfarë ndodhi? Fero përfundon pas hekurave
0
0
Pasi u përfshi në një sherr me grushta në mes të rrugës, Fero është arrestuar sipas burimeve pranë Prive.
Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas pamjeve filmike të agresionit që qarkulluan në media menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës dhe stacionin policor të Gjilanit, për bërjen e identifikimit të pandehurit.
Menjëherë pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48-orë i pandehuri Feronit Shabani nën akuzën e ushtrimit të dhunës fizike më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, bazuar në nenin 184 i KPRK-ës.
Reperi nuk ka bërë ende një deklaratë publike lidhur me akuzat e agresionit dhe hetimeve të policisë së kosovës.
Linku: Prive.al
Burimi fotos: https://www.instagram.com/p/CPB3zxZtXzt/