Home Business / Technology Disa të dhëna që tregojnë se telefoni juaj ka rënë pre e një sulmi kibernetik
Disa të dhëna që tregojnë se telefoni juaj ka rënë pre e një sulmi kibernetik
0

Disa të dhëna që tregojnë se telefoni juaj ka rënë pre e një sulmi kibernetik

0
0

1. Mesazhe dhe njoftime të pazakonta

Mesazhet e papërshtatshme ose njoftimet e reklamave të padëshiruara nga përdorues të “dyshimtë” janë shenja të sigurta se paisja juaj është nën kontrollin e hacker-ave.

2.  Aplikacione ose foto në galerinë tuaj që nuk i njihni

Bëni një kërkim në internet për titullin dhe emërtimin e aplikacioneve. Mund të tregojë nëse aplikacioni është i sigurt ose licensuar. Fshini të gjitha aplikacionet  e panjohura që nuk janë shkarkuar nga ju.

3. Performancë e ngadalshme

Kjo mund të nënkuptojë që ju jeni pothuajse të maksimizuar në RAM-in tuaj të disponueshëm (memorie me akses të rastësishëm). Hiqni aplikacionet e papërdorura dhe rinisni telefonin tuaj. Nëse ngadalësia mbetet, ka gjasa që paisja juaj të jetë pjesë e ndonjë sulmi kibernetik .

4. Përdorim i lartë i internetit ose rritje të konsumit të baterisë

Këto dy simptoma shpesh shkojnë dorë për dore kur hacker-at aksesojnë një pajisje.

5. Zhurmë e pazakontë ose statike në lidhjet e telefonit tuaj

Kjo është një shenjë sinjalizuese se një aplikacion mbikëqyrjeje po përgjon bisedat tuaja telefonike.

6. Mesazhe të çuditshme zanore ose mesazhe me tekst

Marrja e mesazheve dhe telefonatave nga palë të panjohura janë tregues kyç se telefonin juaj është i rrezikuar.

Linku: https://www.technewsworld.com/story/6-signs-cybercriminals-infected-your-phone-and-how-to-fix-it-176911.html

Burimi i fotos: pexels.com