Home Lifestyle Parashikimi i motit, 11 nëntor 2022
Parashikimi i motit, 11 nëntor 2022
0

Parashikimi i motit, 11 nëntor 2022

0
0

Vendi ynë në orët e para të ditës do të vijojë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta, por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta paraqiten zonat malore.

Pritet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të dendura ku më të theksuara vranësirat do të jenë në verilindje dhe juglindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por mesdita sjell rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i foto: freepik.com