Home Lifestyle Parashikimi i motit, 2 shkurt 2023
Parashikimi i motit, 2 shkurt 2023
0

Parashikimi i motit, 2 shkurt 2023

0
0

Vlerat e ulëta barike që dominojnë Ballkanin Perëndimor do të diktojnë kushtet atmosferike edhe në territorin shqiptar. MeteoAlb parashikon që për gjatë gjithë 24-orëshit të jemi në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime, duke sjellë reshje të pakta shiu në Ultësirën Perëndimore.

Ndërsa në zonat malore do të ketë rishfaqje të flokëve të dëborës. Reshjet më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht Qëndrore, ndërsa bregdetit dhe një pjesë e mirë e Jugut të vendit do të jenë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të rritet lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -4°C deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: pexel.com