Home Lifestyle Disa taktika që iu ndihmojnë ta bëni jetën tuaj akoma më të këndshme
Disa taktika që iu ndihmojnë ta bëni jetën tuaj akoma më të këndshme
0

Disa taktika që iu ndihmojnë ta bëni jetën tuaj akoma më të këndshme

0
0

Flini më shumë gjumë.

Më shumë gjumë mund të përmirësojë kujtesën tuaj, të zvogëlojë nivelet e stresit, të rrisë performancën dhe rreth një milion gjëra të tjera.

Fikeni telefonin tuaj për disa orë çdo ditë.

Duke bërë një veprim të tillë do të keni më shumë kohë për gjëra që në fakt e pasurojnë jetën tuaj, në vend që thjesht të shpërqendroheni prej saj.

Merrni më shumë vitaminë D.

Tre nga katër persona kanë mungesë të vitaminës D. Dhe kur nuk merrni mjaftueshëm keni më shumë gjasa të jeni në depresion ose të zhvilloni sëmundje të tjera të rënda. Unë do të thosha se marrja e një vitamine për të shmangur depresionin është me rrezik të ulët dhe shpërblim të lartë për sa i përket përmirësimit të *menjëhershëm* të jetës tuaj.

Pini më shumë ujë.

Nëse do të kishte diçka që mund të të jepte më shumë energji, të ndihmonte në menaxhimin e peshës dhe ta bënte lëkurën të duket më e mirë.

Përqendrohuni te miqtë tuaj më të mirë.

Të gjithë jemi mësuar të kemi një milion të njohur. Në një epokë të mediave sociale me gjithë jetën tonë të ekspozuar, ndonjëherë mund të ndihemi sikur jemi në skenë përballë botës. Por është një kthim shumë më i mirë për investimin tuaj të shpenzoni 20 për qind të energjisë tuaj për pesë persona, në krahasim me 1 për qind për 100 persona.

Provoni diçka të re çdo javë.

Është aq e thjeshtë sa të thuash “po” për diçka që nuk do ta kishe më parë. Kush e di se sa pasione keni që ende nuk janë zbuluar? Nuk do ta dini derisa të hapeni për përvoja të reja.

Mënyra e vetme për t’u rritur është duke shtyrë kufijtë tuaj. Së paku, ju bëheni automatikisht një person më interesant, më i plotë, me një grup më të madh historish për të treguar.

Linku: https://www.yourtango.com/self/unsexy-ways-instantly-make-life-better

Burimi i fotos: unsplash.com

tags: