Ata nxjerrin anën tuaj narcisiste.
Në një studim të vitit 2014 në Universitetin Shtetëror të Ohajos me 1000 persona studiuesit zbuluan se ata që postonin më shumë selfie renditeshin gjithashtu më lart në shkallët e narcisizmit dhe psikopatisë.
Selfiet mund t’ju rrezikojnë seriozisht.
Ndërsa jeni të zënë me përsosjen e fytyrës suaj, mund të jeni duke e vënë veten drejtpërdrejt në rrezik. Autorët e selfie-ve kanë vdekur duke ndjekur fotografinë e përsosur në majë të ndërtesave të larta, duke u varur nga urat dhe duke u ngjitur në skajet e shkëmbinjve.
Selfiet mund të shtrembërojnë imazhin e trupit tuaj.
E gjithë kjo fiksim për këndin dhe ndriçimin e përsosur nuk duket se po u bën ndonjë favor adoleshentëve dhe jo vetëm. Sipas një studimi të vitit 2015 nga një ekip studiuesish australianë, dy vajza që shpërndanin më shumë selfie në mediat sociale kishin më shumë gjasa të ndiheshin të pakënaqur me trupin e tyre dhe të idealizonin një standard të hollë bukurie.
Selfiet e shumta iu bëjnë më pak të lumtur.
Të qenurit të fiksuar keq pas selfieve iu bën të mos shijoni momentin. Pjesa më e madhe thjesht duan të realizojnë pozën e tyre të ëndrrave dhe harrohen në këtë proces.
Linku: https://www.yourtango.com/health-wellness/sneaky-ways-selfies-destroying-health
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/ptA_7ODacAk