Kiara dhe pse brenda shtëpisë vip ka reaguar pas videos që dëgjoi nga Efi dhe lajmet e Kejvinës.
Moderatorja mori një avantazh në lojë ku u njoh me zhurmën e madhe që rrjeti dhe miqtë e saj po bëjnë për të.
Në një bisedë me Kristin moderatorja nuk i ka kursyer Efin dhe Kejvinën.
‘Kur jam jashtë e menaxhoj shumë më ndryshe veten. Nuk u jap rëndësi atyre që kërkojnë të marrin prej meje. Do përballesh por nuk u jep atë vëmendjen që duan ta marrin me zor prej teje në mënyrë të shëmtuar. Se kur të kërkon diçka pa të keq do ia kthej përgjigjen. Por, ato sulmet nuk i kam qejf. Gjërat që ndodhin në përgjithësi. Kur dalin jashtë që kanë mllefe dhe e shprehin vazhdimisht. Është shumë e shëmtuar. Nga banorët që janë këtu të dalësh dhe të kesh atë lloj mllefi do të thotë se vërtetë ka diçka që nuk shkon. Unë nuk e bëj, nuk dal në Instagram të shaj të tjerë’- tha ajo.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CnIXfM_LynK/