Home Aktualitet Gjuha shqipe futet zyrtarisht në ‘Universitetin e Harvardit’
Gjuha shqipe futet zyrtarisht në ‘Universitetin e Harvardit’
0

Gjuha shqipe futet zyrtarisht në ‘Universitetin e Harvardit’

0
0

Universiteti i Harvardit në Masaçusets, SHBA e ka shtuar gjuhën shqipe si pjesë të kurrikulës së gjuhës, njofton Harvard Magazine.

Klasat fillestare të shqipes i filluan këtë semestër, të vendosura në departamentin e gjuhëve dhe qytetërimeve të Lindjes së Afërt (NELC).

Edona Cosovic e bija e emigrantëve shqiptarë nga Mali i Zi lindor, ishte një nga studentët që nxiti të fusnin gjuhën gjuhën shqipe.

E rritur në Shtetet e Bashkuara, ajo mësoi të fliste shqip joformalisht në shtëpi, por e kuptoi se ishte e vështirë të mbante gjuhën, pavarësisht dëshirës së madhe për ta bërë këtë. “Kur isha fëmijë, prindërit e mi nuk kishin burimet për të na marrë televizionin shqiptar”, thotë ajo.

“Ne jemi në shkollë gjithë ditën, dëgjojmë TV amerikan, gjithçka është në anglisht, dhe ata po përpiqen të mësojnë anglisht sepse po punojnë këtu, dhe po përpiqen gjithashtu të bëjnë para, kështu që ne e humbasim gjuhën brenda një brezi.

Harvard është tani i vetmi universitet Ivy League që ofron shqip.

Nader Uthman, drejtor i programit të gjuhëve moderne të NELC, ka mbështetur iniciativën për futjen e shqipes, duke përmendur kërkesat e studentëve.

Linku: https://www.harvardmagazine.com/2023/04/albanian-joins-harvard-language-curriculum

Burimi i fotos: unsplash.com