Home ShowBiz Cila është arsyeja? Familjarët e këngëtarit munguan në ceremoninë e Luizit dhe Kiarës
Cila është arsyeja? Familjarët e këngëtarit munguan në ceremoninë e Luizit dhe Kiarës
0

Cila është arsyeja? Familjarët e këngëtarit munguan në ceremoninë e Luizit dhe Kiarës

0
0

Kiara dhe Luizi kurorëzuan dashurinë me një ceremoni të kuruar në detaje.

Ajo që bëri shumë përshtypje ndjekësve ishte mungesa e mamit të Luizit dhe të motrës me kunatin.

Ende nuk dihet arsyeja pse familjarët e këngëtarit braktisën celebrimin.

Kujtojmë se gjatë kësaj periudhe ka pasur një sërë diskutimesh se familja e Luizit nuk janë pro romancës së tyre.

Megjithatë ardhja e mamit të Luizit ka sheshuar shumë diferenca. Në daljen e fundit e ëma la të kuptohej se do të ishte pjesë.

Motra e Luizit ka qëndruar në hije gjatë kësaj kohe në lidhje me marrëdhënien e Kiarës me të vëllain.

Instagrami i Luizit shpesh herë është kthyer në mollë sherri mes fansave dhe të afërmve.

Megjithatë s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim një reagim nga vetë çifti dhe familjarët për të ditur arsyen e vërtetë.

Linku:https://www.instagram.com/itsluizejlli/tagged/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/itsluizejlli/tagged/