Home Lifestyle Ja benefitet që kemi nëse nuk konsumojmë një muaj alkool
Ja benefitet që kemi nëse nuk konsumojmë një muaj alkool
0

Ja benefitet që kemi nëse nuk konsumojmë një muaj alkool

0
0

Shumë njerëz pinë së bashku me shoqërinë e tyre në festa të ndryshme dhe për t’u qetësuar. Dhe kjo është një arsye e mirë sepse në të nesërmen ata nuk do të shkojnë në punë dhe fundja vera është stina e duhur për të lënë veten të lirë. Por ajo çfarë shumë njerëz nuk dinë është se nëse nuk konsumoni alkool për një muaj ju do të keni përftime të shumta sipas ekspertëve.

Përfitimet mund të ndryshojnë nga personi në person në varësi të ndryshimit të sjelljes së tyre të zakonshme,” tha Dr. Rekha B. Kumar, drejtor mjekësor i Bordit Amerikan të Mjekësisë së Obezitetit.

Kumar shpjegoi se dikush që pi shumë pak, por zgjedh të heqë dorë nga alkooli për një muaj “mund të ndiejë kënaqësi në kontrollin e shëndetit të tij dhe arritjen e një qëllimi, ndërsa dikush që pi shumë mund të vërejë disa ndryshime në jetën e tij të përditshme, të tilla si qartësi më e madhe mendore, gjumë më i mirë, humbje peshe, etj.”

Ja si ndikon në trupin tonë nëse s’konsumojmë alkool

Lehtësim i mëlçisë

Cirroza e mëlçisë mund të ndodhë me kalimin e kohës tek ata që pinë shumë alkool. Për shkak se mëlçia është një organ tolerant, ndryshimet pozitive mund të shfaqen brenda disa javësh pas abstenimit nga alkooli.

Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare zvogëlohet

Alkooli metabolizohet nga mëlçia dhe një enzimë. Megjithatë, kur pini shumë, enzima metabolizohet nga një enzimë tjetër që shkakton keqfunksionime.

Redukton rrezikun e kancerit

Programi Kombëtar i Toksikologjisë i Departamentit Amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore e rendit alkoolin si një kancerogjen të njohur për njerëzit.

Raporti thotë se rreziku i një personi për të zhvilluar kancer të lidhur me alkoolin rritet sa më shumë alkool që pinë rregullisht me kalimin e kohës. Konsumimi i alkoolit është i lidhur me zhvillimin e llojeve të mëposhtme të kancerit:

-Kokës dhe qafës

-Ezofag

-Mëlçisë

-Mjirit

-Zorrës së trashë

Burimi: https://www.healthline.com/health-news/what-happens-to-your-body-when-you-quit-alcohol-for-30-days

Foto:nFreepek

tags: