Home Lifestyle A e shkakton obeziteti migrenën?
A e shkakton obeziteti migrenën?
0

A e shkakton obeziteti migrenën?

0
0

Ekspertët  besojnë se ndjeshmëria e një personi ndaj migrenës është kryesisht gjenetike – nëse anëtarët e familjes suaj kanë migrenë, ka më shumë gjasa që ta keni edhe ju.

Por, mund të ketë ndikime të tjera që përcaktojnë nëse një person i caktuar vuan ose jo nga migrena, derisa një nga ndikimet e mundshme që studiuesit po shikojnë është pesha trupore.

Megjithëse nuk ka prova të mjaftueshme për të thënë se mbipesha shkakton migrenë, por ka prova të forta korrelative, shkruan Everydayhealth.

Doktori i njohur, Dale Bond, njëherësh profesor i psikiatrisë dhe sjelljes njerëzore në Spitalin Miriam dhe Shkollën Mjekësore “Brown Alpert” në Rhode Island, ka diskutuar kërkimet më të fundit mbi peshën trupore dhe migrenën, si dhe strategjitë e mundshme për reduktimin e rrezikut të saj.

“Ajo që duket se tregon hulumtimi është se obeziteti rrit rrezikun për të pasur migrenë, dhe obeziteti gjithashtu mund të jetë një faktor përkeqësues, kështu që njerëzit me migrenë ekzistuese që kanë gjithashtu obezitet mund të jenë në rrezik më të madh për të pasur sulme më të shpeshta dhe më të rënda”, thotë Bond.

Rreziku i migrenës i lidhur me obezitetin mund të zvogëlohet me moshën – një meta-analizë e publikuar në maj 2017, e cila përfshinte 12 studime dhe gjithsej 288 mijë e 981 pjesëmarrës, zbuloi se pas lidhja e migrenës me peshën e shtuar, ishte ulur tek njerëzit pas moshës 50 vjeçare.

Po ashtu, obeziteti mund të rrisë rrezikun për migrenë kronike – kjo ndodh kur një person ka 15 ose më shumë ditë në muaj dhimbje koke me tipare të migrenës. Përdorimi i tepërt i ilaçeve akute të migrenës, depresioni dhe rritja e shpeshtësisë së ditës së dhimbjes së kokës janë të gjitha të lidhura me një rrezik në rritje të zhvillimit të migrenës kronike.

Linku: https://www.drweil.com/health-wellness/body-mind-spirit/headache/does-obesity-cause-migraines/

Foto; Freepek