Faktorët fizikë.
Partneri juaj mund të jetë duke përjetuar një humbje të dëshirës seksuale për shkak të sëmundjeve fizike, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me sistemin endokrin dhe të qarkullimit të gjakut. Çrregullime të tilla si diabeti, hipotiroidizmi, komplikimet e zemrës për të përmendur disa, ndikojnë në nivelet e hormoneve në trup, gjë që çon në mungesën e dëshirës seksuale.
Faktorët psikologjikë:
Shumë faktorë mendorë dhe emocionalë ndikojnë gjithashtu në libido si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Stresi dhe depresioni, të cilat shpesh shkaktojnë mungesë gjumi, janë dy nga shkaqet më të mëdha të mosgatishmërisë për të bërë seks. Flisni me partnerin tuaj se cila është rrënja e problemit dhe zbuloni se çfarë po krijon stres dhe shkakton depresion. Komunikimi dhe këshillimi janë mënyrat kryesore për të përballuar një situatë të tillë.
Masturbim i tepruar.
Nëse një person shikon shumë pornografi dhe rrjedhimisht kënaqet me masturbim shpesh, funksioni seksual ulet automatikisht kur bëhet fjalë për performancën gjatë marrëdhënies seksuale. Nëse partneri juaj masturbon shumë, thjesht kërkoni që t’i jepet fund kësaj praktike.
Mungesa e dashurisë.
Kur mungon ngrohtësia dhe dashuria mes partnerëve, dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale zvogëlohet automatikisht. Komunikoni me shokun tuaj për të përcaktuar mënyrat se si mund të rindezni dashurinë dhe pasionin në marrëdhënie.
Varësia nga narkotikët.
Nëse partneri juaj ka krijuar një varësi ndaj disa narkotikëve, morfina dhe antidepresivë të ndryshëm, që dihet se reduktojnë dëshirën seksuale, mund të jetë arsyeja për të mos dashur të kryeni marrëdhënie seksuale.
Burimi i fotos:pexele.com