Home ShowBiz Kledi Hysa rrëfen planet që ka me Evin për tu bërë me fëmijë
Kledi Hysa rrëfen planet që ka me Evin për tu bërë me fëmijë
0

Kledi Hysa rrëfen planet që ka me Evin për tu bërë me fëmijë

0
0

Kledi Hysa në daljen e tij të fundit për emisionin Natën me Aulonën nuk iu ka shpëtuar pyetjeve rreth raportit me Evin.

Kledi lu ndal pak çaste tek fillimet e njohjes me moderatoren. Ai gtregoi se natyra e saj dhe respekti që tregonte ndaj njerëzve e bëri për vete.

‘Sapo kisha dalë nga Big Brother-i dhe kisha shumë kohë që po meresha më shumë me veten. Njohja me Evin nisi në darkën e Eraldos, por vazhdoi më vonë. Evi kishte diçka që ishte si një lloj shkarkimi për mua, kur ishte prezente më jepte një pozitivitet që unë kërkoja. Evi kishte jetuar jashtë dhe kishte mendimin krejt ndryshe ndërkohë kishte tre vite që jetonte në Shqipëri dhe unë sapo kisha ardhur në Shqipëri.

Kishte një pastërti shumë miqësore që më ndihmonte dhe më bëri shumë për vete me dashurinë dhe respektin që kishte ndaj njerëzve. E njihja më përpara si këngëtare, madje më surprizoi kur e pashë ngaqë ka pasur kohë që nuk e shihja në skenë. Më ka pëlqyer shumë muzika që bënte sepse ishte ndryshe komplet. Çfarë më pëlqeu më shumë tek Evi nuk ishte pamja e parë. Deri sot Evi ka gjithmonë diçka për të dhënë’- tha Kledi Hysa.

Evi është përfolur për një shtatzëni të mundshme. Së fundmi Kledi ka hedhur poshtë thashethemet por ka treguar se është në planet e tyre të afërta.

Nuk kemi pasur diskutime por ne jemi gati dhe për një fëmijë. Të dy kemi dëshirë dhe të shikojmë çfarë do të ndodhë.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=vgiFvh2dVB8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kledihysa/

tags: