Home Lifestyle Pyetjet që duhet ti bëni partnerit përpara se të ndaheni
Pyetjet që duhet ti bëni partnerit përpara se të ndaheni
0

Pyetjet që duhet ti bëni partnerit përpara se të ndaheni

0
0

 

Në të gjitha marrëdhëniet ka ulje-ngritje dhe jo të gjithë arrijnë t’i kalojnë ato dhe t’i lënë pas. Të gjitha këto, mund të shkaktojnë ndarje.

Nëse keni bindjen se partneri që keni në krah, nuk është i duhuri për ju, nuk ka kuptim të vazhdoni lidhjen tuaj. Por, nëse ka ende një fije shpresë, është mirë t’i bëni vetes këto dhjetë pyetje para se të merrni vendimin për t’u ndarë.

1- Mos ndoshta në jetën time ka ndodhur diçka me rëndësi dhe thjesht po e reflektoj stresin në marrëdhënie?

2- Mos vallë ndihem i/e ezauruar nga rutina? Mund të bëj diçka për ta ndryshuar?

3- Cila është zgjedhja e parë që më vjen në mendje nëse i besoj (vetëm) intuitës dhe instinktit tim?

4- A ndihem mirë me veten kur jam afër partnerit?

5- A jam plotësisht i/e lirë në këtë vendim, apo po ndikohem nga dikush tjetër?

6- A ndajmë unë dhe partneri të njëjtat vlera bazë?

7- A do të doja që fëmija im, në të ardhmen t’i ngjante partnerit/partneres?

8- A po e “përdor” ndarjen si zgjidhje të çdo problemi?

9- A do ndihem më i/e çliruar nëse ndahem?

10- A është kjo ajo që dua vërtet në jetën time për momentin?

Linku: https://hellogiggles.com/things-to-ask-your-s-o-before-you-break-up/

Foto: Freepek.com