Home Business / Technology Elon Musk dhe Mark Zuckerberg e kanë seriozisht, vazhdojnë negociatat për sfidën e arteve marciale në ‘Colosseum’
Elon Musk dhe Mark Zuckerberg e kanë seriozisht, vazhdojnë negociatat për sfidën e arteve marciale në ‘Colosseum’
0

Elon Musk dhe Mark Zuckerberg e kanë seriozisht, vazhdojnë negociatat për sfidën e arteve marciale në ‘Colosseum’

0
0

Elon Musk dhe Mark Zuckerberg duket se nuk po bënin shaka teksa i lëshonin sfidë njëri-tjetrit për një duel në artet marciale që praktikojnë. Dy emrat e njohur të teknologjisë dhe komunikacionit, ku i pari është pronar i Twitter dhe i dyti i Facebook, po vazhdojnë negociatat për të realizuar një duel që do të ishte epik në llojin e tij.

Mediat italiane bëjnë të ditur se ideja e të dy emrave të njohur të teknologjisë, është të bëjnë një duel në vendin më të përshtatshëm të mundshëm për shfaqje të tilla, Colosse-un e Romës. Edhe pse Ministri i Kulturës në Itali ka refuzuar publikisht një mundësi të tillë, duket se gjërat mund të ndryshojnë.

Një kompani e njohur televizive amerikane po “sponsorizon” zhvillimin e këtij evenimenti dhe në lojë janë dhjetëra miliona euro që sigurisht do të ngjallnin interesin e autoriteteve italiane. Ndaj që tani kanë filluar të qarkullojnë zëra se është planifikuar që ndeshja të zhvillohet në fundin e muajit gusht. Por për momentin, gjithçka është në fazën e organizimit të përballjes, që ka kaluar thjesht fazën e “duelit në distancë”.

Linku: https://www.bbc.com/news/business-65981876

Foto: https://www.instagram.com/elonrmuskk/?hl=en

tags: