Home Lifestyle Katër rregulla për miqësitë e partnerit me gratë e tjera
Katër rregulla për miqësitë e partnerit me gratë e tjera
0

Katër rregulla për miqësitë e partnerit me gratë e tjera

0
0

A mund të kenë burrat e martuar miqësi me gra të tjera? Po gratë me burrat e tjerë?

Në një marrëdhënie normale, partnerët duhet të kenë miqësi individuale edhe me gjininë e kundërt, por në realitet ka miqësi që e kërcënojnë një raport në çift.

Ajo që në dukje ngjan me një raport miqësor të pafajshëm, mund të shkojë në kufijtë e një flirti dhe shumë më tepër. Si mund ta parandaloni këtë?

Ja katër rregullat që i duhen bashkëshortit tuaj për miqësitë me gratë e tjera:

Sigurohuni që nuk ka standard të dyfishtë

“Nëse ai mundet, unë mundem,” kjo është formula me të cilin jetojnë shumë çifte. Nëse është OK që një burrë të flasë apo të ketë miqësi me gra të tjera, i njëjti standard nuk vlen për gratë.

“Asnjë burrë nuk është thjesht një shok për gratë,” dëgjohet shpesh si thënie. Rregulli i artë që një marrëdhënie të funksionojë është se nëse bashkëshorti ka një mikeshë, njësoj duhet të ndodhë edhe për gruan. Funksionon në të dyja mënyrat.

Bini dakord për kufijtë e duhur

Ndërveprimi midis njerëzve të gjinive të ndryshme edhe pas martesës është pjesë e jetës. Për shkak se miqësitë burrë/grua jashtë martesës janë të pashmangshme, gruaja nuk duhet ta kufizojë veten në miqësitë me burra të tjerë, por edhe partneri duhet të bëjë të njëjtën gjë.

Jepni dhe merrni përfitim të dyfishtë

Ju duhet të jeni mjaftueshëm të bindur në miqësitë e partnerëve që nuk shkojnë deri në tradhti.

Shumë çifte ndihen rehat me miqësitë e përbashkëta. Ju e dini me kë flet partneri/ja juaj, me kë takohet, mund të mos jetë një mik apo mikeshë e vjetër, por edhe një shok apo shoqe e vjetër shkolle. Gjithçka është çështje besimi, citon Anabel.

Përfshini njëri-tjetrin në miqësi

Shumë individë besojnë se nëse burri juaj dëshiron të kultivojë një miqësi me një grua, qoftë kolege apo dikë nga e kaluara e tij, ai duhet të të ftojë ty dhe bashkëshortin e gruas (nëse ajo ka) në darkë ose në rrethin e miqësisë.

E njëjta formulë vlen edhe për gratë. Kjo lloj transparence i bën të gjithë të ndihen më rehat.

Linku: https://www.yourtango.com/love/rules-your-husbands-friendships-other-women

Foto: Freepek.com