Komediani dhe aktori Russell Brand ndodhet në periudhën më të vështirë të jetës dhe karrierës së tij.
Ai është akuzuar për përdhunim, sulme seksuale dhe abuzim emocional gjatë 7 viteve të fundit, në kulmin e famës së tij.
Akuzat u bënë pas një hetimi të përbashkët nga Sunday Times, Times dhe Dispatches e Channel 4.
Katër gra pretendojnë se janë sulmuar seksualisht midis viteve 2006 dhe 2013.
Brand ka pranuar se kur ka qenë i ri ka patur një jetë të shthurur, por ka mohuar akuzat për përdhunim, duke thënë se marrëdhëniet e tij me këto gra kanë qenë “gjithmonë konsensuale”.
Gjatë këtyre viteve që ai është akuzuar, ka ushtruar funksione të një profili të lartë përfshirë në BBC Radio 2 dhe Channel 4, por edhe si aktor në filmat e Hollivudit.
Pjesë e hetimit është edhe sjellja e tij kontrolluese, abuzive dhe grabitqare. Hetimi është publikuar në Sunday Times, ndërsa dokumentari “Dispatches, Russell Brand, In Plain Sight”, u transmetua në Channel 4 të Shtunën.
Brenda pak orëve nga publikimi i akuzave, Brand performoi në një shfaqje të planifikuar në Teatrin Troubadour Ëembley Park me kapacitet prej 2,000 personash në veri-perëndim të Londrës, si pjesë e turneut të tij Bipolarisation.
Gjatë shfaqjes Brand i tha audiencës se kishte gjëra për të cilat donte të fliste, por nuk mundi.
Foto: https://www.instagram.com/russellbrand/