Home ShowBiz Princ Harry dhe Charles nuk e kanë prioritet më njëri-tjetrin
Princ Harry dhe Charles nuk e kanë prioritet më njëri-tjetrin
0

Princ Harry dhe Charles nuk e kanë prioritet më njëri-tjetrin

0
0

Princi Harry nuk është më prioritet i mbretit Charles.

Ekspertët sapo iu referuan planeve të mbretit Charles për një pajtim me Princin Harry dhe pranuan se asnjë prej tyre nuk është “një prioritet”.

Këto pretendime janë nxjerrë në dritë nga një burim i brendshëm i afërt me The Daily Beast.

Burimi në fjalë e filloi bisedën duke kundërshtuar dëshirat e mbretit Charles për të ndrequr përçarjet me Princin Harry.

Insajderi filloi gjithçka duke thënë: “Çështja e Harrit nuk duhet të zgjidhet menjëherë, por do të zgjidhet përfundimisht”.

Mbreti “Charles e do Harry-n, por përparësia e tij është të përmbushë detyrën e tij si Mbret dhe të mos zhgënjejë nënën e tij”.

Sipas një raporti nga Showbiz Cheat Sheet, Mbreti Charles nuk është drejtpërdrejt kundër pajtimit me Princin Harry, detyrat e tij ndaj Kurorës peshojnë më shumë se dashuria familjare për momentin.

Edhe Princi Harry mendon se pajtimi është i mundur, me një probabilitet pothuajse 100% por momrntalisht asnjëri prej tyre nuk e konsideron prioritet.

Linku: https://www.geo.tv/latest/514758-prince-harry-is-no-longer-a-priority-to-father-king-charles

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/Cr5fsjyIg0v/

tags: