Home ShowBiz Drita Ziri, shqiptarja e parë që rrëmben kurorën e “Miss Earth”
Drita Ziri, shqiptarja e parë që rrëmben kurorën e “Miss Earth”
0

Drita Ziri, shqiptarja e parë që rrëmben kurorën e “Miss Earth”

0
0

Për herë të parë një shqiptare rrëmben kurorën e bukurisë ‘Miss Earth’ 2023. Në momentin që emri i Drita Zirit u shpall fituese, ajo mbuloi fytyrën e emocionuar. Kurora ju dorëzua bukuroshes shqiptare nga koreanja Mina Sue Choi e Koresë së Jugut, e cila mbante titullin e lakmuar në fuqi.

Bukuroshja shqiptare mposhti 84 konkurrente të tjera që konkurruan për titullin ‘Miss Earth’, një nga katër konkurset kryesore ndërkombëtare në botë së bashku me Miss Universe, Miss World dhe Miss International.

Si ambasadore e re e Miss Earth me seli në Filipine, ajo do të përfaqësojë organizatën, e cila ka si fokus kryesor mbrojtjen e mjedisit. 18-vjeçarja nga Fushë-Kruja pritet gjithashtu të përdorë platformën e saj për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndikuar tek të tjerët për të ndihmuar në shpëtimin e planetit. Mbretëresha e re, e cila është 1.73 metra e gjatë, aktualisht është studente e Menaxhim-Turizmit dhe prezantuese televizive. Mediat e huaja vlerësuan perfomancën e saj gjatë konkursit tre-javor që u zhvillua në Vietnam. Ajo u tregua inteligjente dhe më përgjigjen e pyetjeve në anglisht për prezantuesit e konkursit.

Linku: https://www.instagram.com/drita_ziri/

Foto: https://www.instagram.com/drita_ziri/