Home ShowBiz Pse është kaq e rëndësishme të qeshim me shpirt?
Pse është kaq e rëndësishme të qeshim me shpirt?
0

Pse është kaq e rëndësishme të qeshim me shpirt?

0
0

Kur jeta na përball me vështirësi, është normale të ndihemi të trishtuar, negativë apo të lodhur. Ndërsa nuk duhet t’i shtypim gjithë ndjenjat e trishta, ne duhet të marrim edhe hapat e nevojshëm për të arritur një terren më të lumtur, më të fortë. Humori është një mjet që mund të ndihmojë me këtë.

Humori ul stresin

Akti fizik i të qeshurit çliron endorfina që na bëjnë të ndihemi mirë. Merrni parasysh një kohë stresi ose trishtimi të madh. Nuk është e pazakontë që gjatë atij momenti, dikush të thotë diçka qesharake dhe njerëzit të qeshin. Ky humor, megjithëse i pavend, është ai që prish tensionet dhe forcon lidhjet dhe marrëdhëniet.

Ne mund ta sjellim të njëjtën nevojë për lehtësi në vendin e punës. Shprehja: “Ata që e duan punën, nuk iu duhet të punojnë asnjë ditë në jetën e tyre”, është e vërtetë. Humori barazohet me argëtimin. Kur argëtohemi, kënaqemi me atë që bëjmë, madje edhe detyrat më të lodhshme nuk janë aq stresuese. Theksimi i ekuilibrit punë-jetë është një trend në shumë organizata. Disa kompani kanë kohën dhe ambientin për të luajtur, për t’u argëtuar dhe për të qeshur. Këto iniciativa ulin nivelet e stresit dhe, në fund të fundit, rrisin produktivitetin.

Humori lehtëson dhe forcon marrëdhëniet

Kur qeshim me të tjerët, krijojmë kujtime dhe forcojmë marrëdhëniet tona. Njerëzit kujtojnë se si të tjerët i bëjnë ata të ndjehen dhe shumë kujtime lidhen me momente të qeshurash dhe gëzimi.

Për fat të keq, disa e përdorin humorin për të mbuluar pasiguritë ose për t’u fshehur nga ndjenjat e tyre të vërteta. Kjo nuk është ideale.

Humori eviton situatat e pakëndshme apo “sikletin” në punë

Për shembull, kur një udhëheqës bën shaka me veten, punonjësit e shohin atë si një njeri më të këndshëm. Kjo promovon raport më të mirë të përgjithshëm dhe rritje të produktivitetit. Takimet mes ekipit apo mbledhjet e punës janë më të pëlqyeshme dhe bëhet më shumë punë sepse punonjësit komunikojnë dhe pëlqejnë të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Megjithatë, ka një kohë dhe vend për të bërë humor dhe sigurisht që ka situata apo momente ku shakatë do ishin të tepërta, por gjetja e kësaj mesatareje apo e momentit për të hedhur një shaka të mirë mund të ndihmojë në lehtësimin e tensionit, në forcimin e lidhjeve dhe në krijimin e një mjedisi pune më të rehatshëm dhe produktiv.

Këshillë: Për javën tjetër, gjeni një gjë që ju bën të qeshni çdo ditë. Shihni se si ato pak minuta do ndikojnë pozitivisht në qëndrimin dhe gjendjen tuaj emocionale.

Linku: https://www.helpguide.org/articles/mental-health/laughter-is-the-best-medicine.htm

Foto: Freepik.com