Home ShowBiz Babai i Bianca Censori i revoltuar me lakuriqsinë e të bijës përkrah Kanye West
Babai i Bianca Censori i revoltuar me lakuriqsinë e të bijës përkrah Kanye West
0

Babai i Bianca Censori i revoltuar me lakuriqsinë e të bijës përkrah Kanye West

0
0

Veshjet provokuese dhe pothuajse nudo të Biancës kanë marrë vëmendjen e rrjetit jo pak herë. Madje lart e poshtë flitet se ajo po detyrohet nga West për këto paraqitje pasi më parë nuk ka pasur një stil të tillë.

Bianca në disa shtete është ndëshkuar me gjoba të kripura për stilin e saj që bie ndesh me ligjislacionin e vendeve të ndryshme.

Përveç të tjerëve dhe babai i Bianca Censorit thuhet se është i shqetësuar për veshjen e saj pas lidhjes me Kanye West.

Kohët e fundit u raportua se babai i Bianca synonte të fliste me Kanye për veshjet e saj të egra. Insajderët pohuan se Leo ishte i tërbuar që Ye “paraqet Biankën si një trofe lakuriq”.

Tani, ekspertja e marrëdhënieve Louella Alderson thotë se komentet e Leos mund të krijojnë “tension midis Bianca dhe Kanye” dhe t’i vendosin ata në një “pozitë të vështirë për shkak të konfliktit të publikuar mes familjeve të tyre”.

Ajo vuri në dukje se arkitekti Yeezy “mund të ndihet i kapur në mes dhe marrëdhënia e saj me babanë e saj mund të ndikohet nga këto komente. Ajo gjithashtu mund të ndihet e lënduar dhe e turpëruar nga deklaratat e tij, veçanërisht nëse ka një marrëdhënie të fortë me Kanye dhe nuk pajtohet me mendimet e babait të saj”.

“Bianca ka të ngjarë të ketë shumë njerëz që shprehin privatisht dhe publikisht shqetësimin e tyre për të, të cilin ajo mund të ketë zgjedhur ta injorojë”, shtoi ajo për The Mirror.

Linku: https://www.geo.tv/latest/533714-bianca-censori-caught-in-the-middle-of-dad-leo-and-kanye-west-fall-out

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C38feg9PF_Q/?img_index=2

tags: