Drejtuesi i stafit të Kanye West, Milo Yiannopoulos ka kërkuar që reperit t’i drejtohen me emrin Ye dhe jo “emrin e skllavit”.
“Ye është një prej njerëzve më të njohur në botë, paralelisht me presidentët dhe papët”, shkruhet në një letër të publikuar nga Page Six.
“Ai nuk e mori lehtë vendimin për të ndryshuar emrin e tij, duke sakrifikuar vlerën e pamatë të markës Kanye West. Ndryshimi u bë plotësisht, ligjërisht dhe përgjithmonë. Kjo është kush është ai tani. Emri i tij është Ye”.
39-vjeçari shkruan se u kërkon “platformave të transmetimit, publicistëve, dyqaneve, shoqatave, faqeve të teksteve të këngëve dhe mbledhësve të të dhënave” që të bëjnë ndryshimet e kërkuara pasi “janë disa nga hapësirat më të dukshme”.
“Në disa raste ai e ka quajtur emrin e tij të skllavit. Ye është një njeri me ngjyrë në Amerikë që do të drejtën e vetëvendosjes së plotë si kushdo tjetër”, vijon letra.
Kërkesa është publikuar më shumë se dy vite pas ndryshimit ligjor të emrit të reperit. Në gusht 2021, 46-vjeçari deklaroi se po e ndryshonte emrin për “arsye personale”.