Home ShowBiz Normani paralajmëron këngën e re mes pritjes për lançimin e albumit “Dopamine”
Normani paralajmëron këngën e re mes pritjes për lançimin e albumit “Dopamine”
0

Normani paralajmëron këngën e re mes pritjes për lançimin e albumit “Dopamine”

0
0

Pritja për një prurje të re muzikore nga Normani pothuajse ka mbaruar – pasi shpalli albumin e saj debutues solo “Dopamine” muajin e kaluar, ajo tanimë ka njoftuar se video klipi i parë i projektit, “1:59”, do të përfshijë bashkëpunim me rep artistin Gunna.

Projekti i ri muzikor nga Normani do të publikohet më 26 prill, shkruan Variety.

Fansat në mediat sociale kanë vënë në dyshim publikimit e albumit që kur ish-këngëtarja e grupit “Fifth Harmony” zbuloi kopertinën dhe titullin e “Dopamine” në shkurt.

Menjëherë pas kësaj, ajo postoi një pjesë të një kënge që mund të shfaqet në album në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Pas kësaj, ajo heshti kryesisht në rrjetet sociale dhe lajmet kanë qenë krejtësisht minimale, teksa që nga ndarja me “Fifth Harmony” në vitin 2018, Normani ka lançuar rrallë këngë të reja.

Ajo ka pasur sukses të moderuar në disa projekte, nisur nga “Dancing With a Stranger” së bashku me Sam Smith dhe “Love Lies” me Khalid, ndërsa dueti i saj i Cardi B “Wild Side” arriti në vendin e 14 në “Billboard Hot 100”.

Kënga e saj solo e vitit 2019, “Motivation” arriti kulmin në numrin 33 në “Billboard Hot 100”.

Normani premtoi këngë të re në vitin 2022 kur nënshkroi një marrëveshje botuese globale me Hipgnosis Songs Group.

Megjithëse dihet pak për “Dopamine”, Normani shpjegoi muajin e kaluar se do t’ia vlente pritja.

“Unë e di se çfarë kam kaluar”, tha ajo për “Who What Wear”.

“Për mua, ky album i ardhshëm nuk ka të bëjë vetëm me daljen e muzikës. Ndjehet si një përfaqësim i gjithçkaje që kam kaluar për të arritur në këtë moment. E di që kisha nevojë për kohë, përvojë dhe hapësirë që dilja nga grupi në mënyrë që të bëhesha versioni i vetes që duhej të isha. Pa të gjitha këto, unë nuk do të mund të ekzistoja brenda hapësirës krijuese në të cilën ndodhem tani. Nuk do të isha në gjendje të bëja llojin e muzikës që po bëj tani”, pati shtuar ajo.

Linku: https://www.revolt.tv/article/normani-announces-debut-album-single-featuiring-gunna

Foto; instagram.com/normani/