Gjatë ditës së sotme vendi që në orët e para të mëngjesit ka nisur nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë Ultësirën Perëndimore.
Janë shfaqur vranësira të lehta në zonat malore duke na shoqëruar këto kushte atmosferike edhe gjatë mesditës.
Pjesa e dytë e ditës do të krijojë vranësira të cilat priten të shfaqen pjesërisht në Ultësirën Perëndimore.
Vija bregdetare pas mesdite do të vijojë të dominohet nga intervalet të gjata me diell.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por gjatë mesditës nuk do të ndryshojnë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët deri në 36°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Elbasan dhe Berat.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Linku: metoalb
Burimi i fotos:pexels.com